Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

22:52, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familje mafioze nga Mianmar, e njohur për mashtrime të mëdha përmes romancave të rreme online.

Familja kriminale Ming u dënua me vdekje në shtator nga një gjykatë në qytetin Wenzhou, në Kinën lindore, e cila kreu edhe ekzekutimet.

Ata u shpallën fajtorë për krime të rënda, përfshirë vrasje me dashje, plagosje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe organizim kazinosh ilegale.

Sipas autoriteteve kineze, grupi ishte përgjegjës për vdekjen e 14 shtetasve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Vendimi u miratua nga Gjykata Supreme Popullore e Kinës, e cila e cilësoi provën si të plotë dhe bindëse. Anëtarëve të familjes iu lejua të takonin të afërmit para ekzekutimit. Perandoria e tyre kriminale u shemb në vitin 2023, kur u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë etnike në Mianmar.

Ngjarja përkoi me vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer në Pekin, ku ai diskutoi edhe çështjet e të drejtave të njeriut me presidentin Xi Jinping.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco