Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Masa sigurie në Itali: Kontroll dhe detektorë metalesh për mbrojtjen e fëmijëve

Masa sigurie në Itali: Kontroll dhe detektorë metalesh për mbrojtjen e fëmijëve

08:51, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vendim i Ministrave të Arsimit dhe të Brendshëm italianë parashikon mundësinë e kryerjes së kontrolleve në hyrje të shkollave në vend, me detektorë metali portativë.

Kontrollet do të kryhen me kërkesë të drejtorëve të shkollave dhe me lejen e prefektëve, me qëllim parandalimin e hyrjes së nxënësve në klasa me thika ose armë. Nuk do të kërkohet paralajmërim për këto kontrolle .

Kjo masë do të përfshihet në një ligj të veçantë.

Përdorimi eksperimental i detektorëve të metaleve ka filluar tashmë në zonën më të gjerë të Napolit dhe tani do të zgjerohet në shumë rajone të tjera të vendit. Leja e kërkuar për të kryer kontrolle të tilla është dhënë tashmë në qytetin e La Spezia – pranë Xhenovës – ku, në një klasë shkolle, më 16 janar, një student 18-vjeçar u godit me thikë për vdekje .

Vendimi i Ministrave të Brendshëm dhe të Arsimit italian thotë se “siguria është një parakusht për liri të vërtetë” dhe se “efektet e fenomeneve problematike të margjinalizimit dhe paligjshmërisë që janë regjistruar në strukturën shoqërore dhe që kërkojnë një përgjigje të koordinuar institucionale tani po ndihen edhe në shkolla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco