Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Ekzekutimi i parë në SHBA në vitin 2026

Ekzekutimi i parë në SHBA në vitin 2026

08:30, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një burrë 55-vjeçar u dënua me vdekje me injeksion në shtetin amerikan të Teksasit për vrasjen e dyfishtë të ish-të dashurës së tij dhe të dashurit të saj.

Ekzekutimi i Charles Thompson u krye të mërkurën në mbrëmje në orën 6:50 të pasdites sipas orës lokale në burgun shtetëror në Huntsville, Teksas, njoftuan autoritetet gjyqësore. Ishte ekzekutimi i parë në SHBA në vitin 2026.

Në vitin 1998, Thompson qëlloi dhe vrau ish-të dashurën e tij dhe të dashurin e saj në apartamentin e tyre në një periferi të Hjustonit. Djali i ish-të dashurës së Thompson nga një martesë e mëparshme, i cili ishte 13 vjeç në kohën e vrasjes së saj, ishte dëshmitar i ekzekutimit.

47 ekzekutime vitin e kaluar

Vitin e kaluar, 47 persona u ekzekutuan në SHBA, numri më i lartë që nga viti 2009, kur u ekzekutuan 52 të burgosur. Shumica e ekzekutimeve u kryen në shtetin e Floridës, me 19 persona që kryen dënime me vdekje. Teksasi, Alabama dhe Karolina e Jugut pasuan me nga pesë ekzekutime secila.

Dënimi me vdekje, i ndaluar në shumë vende, ende zbatohet në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Presidenti Donald Trump është një mbështetës i tij./ Der Standard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco