Shpërthimi në fabrikën ushqimore në Greqi, 3 gra humbin jetën! Shpëtojnë 5 të tjerë, 2 të zhdukur (VIDEO)

Shpërthimi në fabrikën ushqimore në Greqi, 3 gra humbin jetën! Shpëtojnë 5 të tjerë, 2 të zhdukur (VIDEO)

08:49, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Sipas mediave greke, pesë gra ndodheshin në vendin e shpërthimit.

Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital.

Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE: Zjarr në një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, 6 punonjës dërgohen në spital

Pas shpërthimit, një pjesë e çatisë u shemb, ndërsa e gjithë fabrika u përfshi menjëherë nga flakët. Arsyet e shpërthimit ende nuk bëhen të ditura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco