Gjykata në Japoni ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami, njeriun që vrau ish-kryeministrin Shinzo Abe gjatë një tubimi elektoral në qytetin Nara në vitin 2022, raporton BBC.
Yamagami, 45 vjeç, e kishte pranuar fajësinë që në hapjen e procesit gjyqësor vitin e kaluar. Megjithatë, dënimi që duhej të merrte ka ndarë opinionin publik në Japoni.
Ndërsa shumë e konsiderojnë atë një vrasës me gjakftohtësi, të tjerë kanë shprehur simpati për shkak të së kaluarës së tij të vështirë dhe rrethanave familjare.
Prokuroria argumentoi se Yamagami meritonte burgim të përjetshëm për “aktin e tij jashtëzakonisht të rëndë”, duke theksuar se vrasja e Abe ishte një ngjarje e paprecedentë në një vend ku krimi me armë zjarri është pothuajse inekzistent.
Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi lehtësim të dënimit, duke pretenduar se Yamagami ishte viktimë e “abuzimit fetar”.
Sipas avokatëve të tij, përkushtimi i nënës ndaj Kishës së Unifikimit kishte çuar familjen në falimentim financiar. Yamagami kishte ushqyer një urrejtje ndaj Abe pasi kishte zbuluar lidhjet e ish-kryeministrit me këtë organizatë fetare kontroverse.
© SYRI.net