“Asnjë nuk ka bërë më shumë për NATO-n se unë” tha Trump duke iu përgjigjur një pyetjeje të BBC-së se a do të ishte një ndarje e mundshme e aleancës një çmim që presidenti është i gatshëm të paguajë për Groenlandën.
Ai përmend suksesin e tij në bindjen e vendeve të NATO-s për të angazhuar deri në 5% të PBB-së për mbrojtjen.
“Ata po blejnë shumë gjëra nga ne dhe po ua japin Ukrainës,” shton ai.
“NATO do të jetë e kënaqur dhe ne do të jemi të kënaqur.”
“Na duhet për sigurinë e botës,” shton më tej.
Sa i takon marrëveshjes për Groenlandën, presidenti amerikan tha se NATO “do të jetë shumë e kënaqur” me marrëveshjen pa dhënë detaje specifike.
“Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje ku NATO do të jetë shumë e kënaqur dhe ne do të jemi shumë të kënaqur,” i tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse përpjekja e tij për të marrë Groenlandën do të shkaktonte ndarjen e aleancës.
Trump përsëriti planet e tij për ishullin arktik, duke thënë: “Na duhet për sigurinë kombëtare dhe madje siguria globale është shumë e rëndësishme.”
“Mendoj se do të ndodhë diçka që do të jetë shumë e mirë për të gjithë. Asnjë nuk ka bërë më shumë për NATO-n se unë, siç kam thënë më parë, në çdo mënyrë,” shtoi Trump.
Sa I takon situatës së Iranit, Trump refuzoi të sqarojë nëse opsionet ushtarake janë ende në tavolinë.
“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha Trump kur një gazetar e pyeti në Shtëpinë e Bardhë për një veprim të mundshëm ushtarak.
“Thjesht do të shohim se çfarë ndodh me Iranin,” shtoi ai, para se të adresonte më direkt perspektivën e përdorimit të forcës.
“Një opsion ushtarak në tavolinë?” pyeti ai. “Nuk e di.”
© SYRI.net