Trump ndan sms-në e Mark Rutte: I përkushtuar të gjejmë rrugë për çështjen e Groenlandës

Trump ndan sms-në e Mark Rutte: I përkushtuar të gjejmë rrugë për çështjen e Groenlandës

13:41, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka zbuluar një mesazh privat nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa më parë publikoi edhe një komunikim nga lideri francez Emmanuel Macron.

Në mesazhin e tij drejtuar Trump, Rutte vlerëson veprimtarinë e fundit në Siri, ndërsa theksoi se do të përdorë daljet e tij në Davos për të theksuar punën e SHBA-ve në Gaza dhe Ukrainë.

Ai shtoi se është i përkushtuar për të gjetur më “mënyrë për të ecur përpara” me Groenlandën.

Mesazhi i Mark Rutte:

President, i dashur Donald – ajo që arritët sot në Siri është e pabesueshme. Do t’i përdor angazhimet e mia mediatike në Davos për të nxjerrë në pah punën tuaj atje, në Gaza dhe në Ukrainë.

Jam i përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara në çështjen e Groenlandës. Mezi pres t’ju shoh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco