Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Trump: Evropa duhet të fokusohet në luftën në Ukrainë, jo në Grenlandë! Do zbatoj '100%' vendosjen e tarifave nëse...

Trump: Evropa duhet të fokusohet në luftën në Ukrainë, jo në Grenlandë! Do zbatoj '100%' vendosjen e tarifave nëse...

21:21, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shmangu komentet nëse do të përdorte forcën ushtarake për të marrë Groenlanda, duke iu përgjigjur me 'asnjë koment', pyetjes përkatëse, gjatë një interviste me NBC News të hënën.

Në të njëjtën kohë, ai intensifikoi presionin për të siguruar blerjen e këtij ishulli strategjik.

Në letrën drejtuar kryeministrit norvegjez Junas Gar Store, Trump dha sinjal të qartë dhe të padiskutueshëm se Trump është serioz në synimin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Ai këmbënguli se bota nuk është e sigurt nëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë “kontroll të plotë dhe total” mbi këtë territor. Në një intervistë telefonike për rrjetin NBC, ai tha se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë – dhe jo te Groenlanda, dhe se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave të tjera, nëse nuk arrihet një marrëveshje për Groenlandën.

Intervista erdhi pas bisedës së tij me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Støre, ku Trump tha se nuk ndihet më “i detyruar të mendojë vetëm për Paqen”, pasi nuk fitoi Çmimin Nobel për Paqen.

“Norvegjia e kontrollon plotësisht atë [Çmimin Nobel], pavarësisht asaj që thonë,” i tha Trump NBC News. “Atëherë u pëlqen të thonë se nuk kanë asnjë lidhje me të, por në fakt kanë gjithçka të bëjnë me të.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco