AmbasadorĂ«t e 27 vendeve tĂ« Bashkimit Evropian janĂ« mbledhur nĂ« njĂ« takim urgjent pĂ«r tĂ« diskutuar kĂ«rcĂ«nimin e Presidentit Donald Trump pĂ«r tĂ« vendosurtarifa ndaj tetĂ« vendeve evropiane qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kontrollin amerikan të GroenlandĂ«s. Takimin e thirri Qiproja, e cila mban presidencĂ«n gjashtĂ«mujore tĂ« BE-sĂ«.Â
Fjala është për tarifa në vlerë prej rreth 93 miliardë euro, ose  kufizimin e kompanive amerikane në tregun e BE-së.
Macron për masa të forta
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë "të papranueshme".
Ky instrument i projektuar për të reaguar ndaj kërcënimeve dhe presioneve ekonomike nga vendet e treta, i jep fuqi Komisionit Evropian të përgjigjet me një sërë kundërmasash.
Këto përfshijnë tarifa doganore, kontrollin e eksporteve, kufizimet mbi pronën intelektuale dhe flukset e investimeve, si dhe bllokimin e aksesit të kompanive nga SHBA në tregun e vetëm të BE-së.
BE-ja e shqyrtoi përdorimin e këtoj instrumenti vitin e kaluar kur Trump shpalli "tarifat e tij të mëdha dhe të bukura". Por në vend të kësaj u arrit një marrëveshje e përkohshme tarifore BE-SHBA dhe Instrumenti Kundër Presioneve nuk u përdor kurrë.
Marrëveshja, e cila ende kërkon miratimin e Parlamentit Evropian, do të vendoste një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave evropiane që eksportohen në USA, dhe do të hiqte tarifat për produktet industriale amerikane. Tarifa e rritur me 10% për shkak të çështjes së Groenlandës do t'i shtohej kësaj tarife.
Solidaritet me Danimarkën
Kryeministrat e disa vendeve të BE-së shprehën solidaritetin e tyre me Danimarkën pas kërcënimeve të fundit të Trumpit
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se është "krejtësisht e gabuar" të vendosen tarifa doganore ndaj aleatëve që janë të përkushtuar ndaj "sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s". Ai theksoi se qëndrimi britanik ndaj Groenlandës është i qartë: ishulli është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e tij është "çështje e groenlandezëve dhe e danezëve".
Edhe Norvegjia shprehu solidaritetin e saj Danimarkës pas kërcënimeve të fundit të Trumpit. "Ne mendojmë se çështja e tarifave doganore nuk ka vend në këtë kontekst", deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide. Ai shtoi se ekziston një marrëveshje e gjerë brenda NATO-s se siguria në Arktik, përfshirë Groenlandën, duhet të forcohet.
Presidenti Trump e kritikoi ashpĂ«r dĂ«rgimin e trupave ushtarake nga disa vende tĂ« NATO-s nĂ« GroenlandĂ« dhe deklaroi nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social se duke nisur nga 1 shkurti Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda do tĂ« pĂ«rballen me tarifa doganore prej dhjetĂ« pĂ«rqind./ DW/Â
© SYRI.net