Tensionet rreth Groenlandës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s telefonon Trump: Pres me padurim ta takoj në Davos

Tensionet rreth Groenlandës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s telefonon Trump: Pres me padurim ta takoj në Davos

17:59, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën në Groenlandë dhe Arktik.

Pa zbuluar shumë detaje rreth diskutimit, Mark Rutte tha se “ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”.

“Pres me padurim ta shoh në Davos më vonë këtë javë”, shtoi ai.

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në qytetin zviceran për Forumin Ekonomik Botëror javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco