Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar formimin e Këshillit të Paqes në Gaza, afro katër muaj nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Përmes një reagimi në rrjetin socia ‘Truth’, Trump teksa e cilëson një nder të madhe për të njoftimin e formimit të Këshillit të Paqes, shkruan se emrat e anëtarëve të Këshillit do të bëhen publike së shpejti.
‘Mund të them me siguri se ky është Këshilli më i madh dhe më prestigjioz që është mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, kudo’, shkruajti Trump, teksa njoftoi ngritjen e Këshillit të Paqes që i hap rrugën hapit të dytë të marrëveshjes Izrael-Hamas të dakordësuar në tetor.
Postimi
Është nder i madh për mua të njoftoj se është formuar BORDI I PAQES. Anëtarët e Bordit do të shpallen së shpejti, por mund të them me siguri se është Bordi më i Madh dhe më Prestigjioz i mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, në çdo vend. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
DONALD J. TRUMP
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Trump, gjithashtu bënri dhe një ripostim të statusit të të dërguarit të posaçëm në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për fazën tjetër të Planit të Paqes prej 20 Pikash të Gazës!
‘Si Kryetar i Bordit të Paqes, unë mbështes një Qeveri Teknokratike Palestineze të sapoemëruar, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës, të mbështetur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bordit, për të qeverisur Gazën gjatë tranzicionit të saj. Këta udhëheqës palestinezë janë të përkushtuar pa u lëkundur për një të ardhme PAQËSORE!’, thuhet ndër të tjera në reagimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Postimi
Me mbështetjen e Egjiptit, Turqisë dhe Katarit, ne do të sigurojmë një Marrëveshje GJITHËPËRFSHIRËSE për Demilitarizim me Hamasin, duke përfshirë dorëzimin e TË GJITHA armëve dhe çmontimin e ÇDO tuneli.
Siç njoftoi Steve Witkoff, ne kemi hyrë ZYRTARISHT në fazën tjetër të Planit të Paqes prej 20 Pikash të Gazës!
Që nga Armëpushimi, ekipi im ka ndihmuar në shpërndarjen e NIVELEVE REKORD të Ndihmës Humanitare në Gaza, duke arritur tek civilët me shpejtësi dhe shkallë HISTORIKE. Edhe Kombet e Bashkuara e kanë njohur këtë arritje si të PAPRECEDENT. Këto rezultate kanë përgatitur terrenin për këtë fazë tjetër.
Si Kryetar i Bordit të Paqes, unë mbështes një Qeveri Teknokratike Palestineze të sapoemëruar, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës, të mbështetur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bordit, për të qeverisur Gazën gjatë tranzicionit të saj. Këta udhëheqës palestinezë janë të përkushtuar pa u lëkundur për një të ardhme PAQËSORE!
Me mbështetjen e Egjiptit, Turqisë dhe Katarit, ne do të sigurojmë një Marrëveshje GJITHËPËRFSHIRËSE për Demilitarizim me Hamasin, duke përfshirë dorëzimin e TË GJITHA armëve dhe çmontimin e ÇDO tuneli. Hamasi duhet të respektojë MENJËHERË angazhimet e tij, duke përfshirë kthimin e trupit të fundit në Izrael, dhe të vazhdojë pa vonesë drejt Demilitarizimit të plotë. Siç e kam thënë edhe më parë, ata mund ta bëjnë këtë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë. Populli i Gazës ka vuajtur mjaftueshëm gjatë. Koha është TANI.
PAQE PËRMES FORCËS.
Ftesat për të marrë pjesë në Bordin e Paqes në Gaza u dërguan dy ditë më parë dhe Trump personalisht i zgjodhi anëtarët e tij. Emrat mund të shpallen nga manjati në Forumin Ekonomik të Davosit javën e ardhshme. Këshilli me 12 anëtarë, formimi i të cilit është pjesë e fazës së dytë të planit të zhvilluar nga presidenti i SHBA-së, pritet të përfshijë udhëheqës kryesorë evropianë, përfshirë kryeministrin Giorgia Meloni.
Sipas Wall Street Journal, Nickolay Mladenov, ish-i dërguari i OKB-së për paqen në Lindjen e Mesme dhe ish-ministri i jashtëm bullgar, do të jetë ndërlidhës midis bordit dhe komitetit teknik të 15 palestinezëve përgjegjës për menaxhimin e çështjeve aktuale në Gaza. Megjithatë, sipas Financial Times, Shtetet e Bashkuara gjithashtu duan krijimin e një komiteti ekzekutiv për "këshillin", i cili do të përfshijë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
© SYRI.net