Reuters: 2 mijë të vrarë në Iran, Deputeti iranian paralajmëron: Protestat do jenë edhe më të mëdha

Reuters: 2 mijë të vrarë në Iran, Deputeti iranian paralajmëron: Protestat do jenë edhe më të mëdha

11:53, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka shkuar në 2 mijë persona numri i të vrarëve gjatë protestave në Iran, tha të martën për Reuters një zyrtar iranian, duke fajësuar “terroristët” për vdekjen e civilëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Një deputet iranian tha të martën se qeveria do të përballet me protesta edhe më të mëdha nëse nuk adreson ankesat e qytetarëve, pas më shumë se dy javësh demonstratash mbarëkombëtare që kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e udhëheqësve fetarë të vendit, shkruan sot Reuters. 

Qeveria i është përgjigjur valës së trazirave, të nxitura nga kushtet e rënda ekonomike, me një goditje represive, për të cilën një organizatë për të drejtat e njeriut thotë se ka shkaktuar vdekjen e qindra personave dhe arrestimin e mijëra të tjerëve.

Lexo dhe: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Ndërkohë Presidenti I SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësitë e përgjigjes, duke përfshirë edhe kërcënime për veprime ushtarake. ndaj situatës në Iran, ndërsa dje paralajmëroi se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarife prej 25 për qind për çdo tregti me SHBA-në. Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë që ndodhen në Iran, duke i ftuar të “largohen menjëherë” nga vendi.

Lexo dhe: Kthim politik i Reza Pahlavit në Iran? Princi trashëgimtar në SHBA mbështet lëvizjen protestuese

Shkaku i protestave ishte, një tronditje në tregun e monedhës iraniane, gjë që çoi tregtarët e zemëruar në Teheran të dilnin spontanisht në rrugë. Ndërkohë, monedha kombëtare, rial-i, arriti një nivel historikisht të ulët. Demonstratat u shndërruan shpejt në protesta politike, të cilat, ashtu si në të kaluarën, po përndiqen ashpër nga shteti.

Lexo dhe: SHBA u bën thirrje urgjente qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Irani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco