Muzeu i Luvrit mbyllet përsëri, shkak rikthimi në grevë i punëtorëve!

Muzeu i Luvrit mbyllet përsëri, shkak rikthimi në grevë i punëtorëve!

13:19, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muzeu i Luvrit do të mbetet i mbyllur sot (12 janar), pasi stafi hyri përsëri në grevë, për të kërkuar kushte më të mira pune, njoftuan muzeu dhe sindikatat e tij.

Asambleja e përgjithshme e punëtorëve e mbajtur këtë mëngjes vendosi të rifillojë grevën e dhjetorit, duke gjykuar se nuk ka përparim të mjaftueshëm në negociatat me menaxhmentin e Luvrit dhe Ministrinë e Kulturës.

Si rezultat, muzeu nuk mund të hapë dyert e tij, njoftoi një zëdhënës i Luvrit, dhe do të mbetet i mbyllur për herë të dytë që nga fillimi i grevës më 15 dhjetor.

Këto zhvillime vijnë pas grabitjes spektakolare më shumë se dy muaj më parë në këtë muze në Francë, ku u morën nga një grup hajdutësh të maskuar, bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë deri në 88 mln euro, mes tyre edhe koleksionet e ish-perandorit Napolon Bonaparti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco