Policia në Poloni ka nisur një hetim pasi një grua, dyshohet se solli në jetë një foshnje me përqindje të lartë të alkoolit në gjak dhe se jeta e të voglit ishte në rrezik.
Autoritetet thanë se gruaja 38-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kishte një përqindje të alkoolit në gjak prej 0.30% kur mbërriti në një spital në qytetin juglindor polak Tomaszóë Lubelski të enjten.
Mediat polake raportuan se gruaja ishte në javën e 36-të të shtatzënisë dhe u dërgua në spital pasi partneri i saj thirri një ambulancë.
Mjekët vendosën të kryenin një operacion cezarian për shkak se jeta e foshnjes kërcënohej, raporton agjencia shtetërore polake e lajmeve PAP, ndërsa testet e gjakut treguan se përqindja e alkoolit në gjakun e foshnjës ishte 0.15%.
Nëna, e cila vazhdon të qëndrojë në spital, po hetohet nga policia për dyshimin e ekspozimit të një fëmije ndaj rrezikut, një akuzë që mund të sjellë deri në pesë vjet burg.
Policia tha se foshnja e sapolindur ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
© SYRI.net