VIDEO/ Rrëzohet një avion privat në Kolumbi, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre këngëtari i njohur

VIDEO/ Rrëzohet një avion privat në Kolumbi, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre këngëtari i njohur

07:42, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Kolumbi, mes tyre edhe këngëtari i njohur kolumbian 34-vjeçar Jason Jimenez, shumë i njohur në vendin e tij dhe në disa vende të Amerikës Latine.

Sipas autoriteteve, nga aksidenti ajror nuk ka pasur të mbijetuar. “Nuk ka të mbijetuar”, deklaroi për Caracol Radio koloneli i aviacionit Alvaro Bello, përfaqësues i Autoritetit Kolumbian të Aviacionit Civil.

 

 

Avioni privat u rrëzua pranë aeroportit të Paipës, ndërsa ishte në fluturim drejt Medelln-it, në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Ministria e Transporteve e Kolumbisë.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes së avionit në një zonë rurale, si dhe shpërthimin e një zjarri menjëherë pas impaktit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco