Kriza KinĂ«-Japoni, lufta e 'nervave' godet tashmĂ« edhe ‘sake-n’

Kriza KinĂ«-Japoni, lufta e 'nervave' godet tashmĂ« edhe ‘sake-n’

15:05, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksportet e sake-së, (pije alkoolike tradicionale japoneze) Kinës po përballen me vonesa për shkak të tensioneve diplomatike mes Pekinit dhe Tokios, të cilat zgjasin prej muajsh. Procedurat doganore për produktet japoneze po zgjasin nga disa javë deri në një muaj, ndërsa në disa raste koha e zhdoganimit është dyfishuar, raportojnë mediat japoneze.

Kina ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila paralajmëroi për një mundësim reagimi ushtarak të Tokios në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit.

Përveç vonesave të eksportit të pijeve, Pekini ka goditur produktet detare japoneze, ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Japoni dhe ka anuluar ngjarje kulturore.

Kina është tregu kryesor për sake-n japonez, me blerje që kapin 11,6 miliardë yen (rreth 63 milionë euro) në vitin 2024. Vonesat janë regjistruar në porte të ndryshme, përfshirë Tianjin dhe Shenzhen.

Tensionet ekonomike po rriten: Pekini ka ashpërsuar kontrollet për eksportet me përdorim të dyfishtë dhe ka nisur hetime antidumping për disa produkte japoneze, ndërsa Japonia po përpiqet të ulë varësinë nga Kina duke nisur nxjerrjen e metaleve të rralla në det të hapur.

Një sondazh i ri tregon se 68% e japonezëve e shohin fuqinë ushtarake kineze si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare, duke e vendosur Kinën përpara Koresë së Veriut për herë të parë që nga viti 2015.

Tensionet Pekin-Tokio pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026, me përplasje diplomatike dhe hakmarrje ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco