'Pashë shoqen time duke vdekur'/…Gruaja në Venezuelë jep intervistën nga barela, pak pasi u nxor e gjallë nga rrënojat

'Pashë shoqen time duke vdekur'/…Gruaja në Venezuelë jep intervistën nga barela, pak pasi u nxor e gjallë nga rrënojat

11:39, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Graciela Mora ishte e vetëdijshme ndërsa shërbimet e emergjencës dhe vullnetarët e nxorën atë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në La Guaira, pas një tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën të enjten, duke vrarë të paktën 235 persona dhe duke plagosur më shumë se 4,300 të tjerë.

"Kur filloi tërmeti, e kapa shtyllën e derës me sa më fort që munda. E mbajta aq fort sa theva gishtin", tha Mora, siç raportohet nga BBC .

Duke folur para kameras menjëherë pas shpëtimit, ndërsa ishte ende në barelë, ajo tha se u mbajt fort pas kornizës së derës "derisa të gjitha katet u shembën".

«Dhe pastaj e pashë dorën e saj kështu dhe e kapa», thotë ajo për shoqen e saj e cila nuk kishte asnjë shans për të mbijetuar.

Shikoni klipin e plotë më poshtë.

Kujdes: Përmban përmbajtje shqetësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco