Ndalimi i cisternës së naftës/ SHBA pranon kërkesën e Rusisë për të liruar dy anëtarë të ekuipazhit

Ndalimi i cisternës së naftës/ SHBA pranon kërkesën e Rusisë për të liruar dy anëtarë të ekuipazhit

14:21, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rusia njoftoi sot se Uashingtoni ka pranuar kërkesën e saj dhe ka liruar dy shtetas rusë, anëtarë të ekuipazhit të një cisternë nafte me flamur rus, të cilët u ndaluan këtë javë nga autoritetet amerikane në Atlantikun e Veriut.

“Si përgjigje ndaj kërkesës sonë, presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të liruar dy shtetas rusë, anëtarë të ekuipazhit të cisternës Marinera”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një njoftim zyrtar, duke shprehur “mirënjohjen” e Moskës.

Anija u sekuestrua të mërkurën nga autoritetet amerikane, të cilat pretendojnë se ajo i përket të ashtuquajturit “flotë hije”, që përdoret për të anashkaluar sanksionet amerikane duke transportuar naftë nga Venezuela, Rusia dhe Irani, si dhe se lundronte nën flamur të rremë.

Nga ana e saj, Moska njoftoi se anija kishte siguruar një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus.

I dërguari special i Kremlinit, Kirill Dmitriev, shkroi sot në Telegram se presidenti Trump “mori vendimin për të liruar të gjithë shtetasit rusë” që ndodheshin në bordin e Marinera-s.

Më herët, Uashingtoni kishte deklaruar se “ekuipazhi do të ndiqej penalisht”.

Rusia, të enjten, kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara se po nxisin “tensione ushtarake dhe politike” dhe kishte shprehur shqetësimin se “Uashingtoni është i gatshëm të provokojë kriza serioze ndërkombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco