Ish-zv.presidenti i SHBA nxit blerjen e Groenlandës me mjete financiare në vend të një sulmi

Ish-zv.presidenti i SHBA nxit blerjen e Groenlandës me mjete financiare në vend të një sulmi

15:31, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zv.presidenti amerikan, Mike Pence u shpreh se duhet një marrëveshje financiare për blerjen e Grenlandës nga SHBA-të në vend të një sulmi ushtarak, pas spekulimeve në rritje nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me të ardhmen e ishullit Arktik.

“Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje financiare afatgjatĂ« qĂ« do tĂ« na lejonte tĂ« blinim atĂ« tokĂ«, njĂ«soj si blerja e LuizianĂ«s, njĂ«soj si Alaska dhe mĂ« gjerĂ«â€, tha ai.

Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se Presidenti Donald Trump po diskuton një sërë opsionesh për të blerë Groenlandën dhe se përdorimi i ushtrisë amerikane nuk është jashtë diskutimit.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të aneksojë Groenlandën duke pretenduar se kjo është e nevojshme për qëllime sigurie amerikane.

Pence vuri në dukje se në rast të një sulmi ushtarak ndaj Grenlandës, çdo aleat do të thirrej ose të tërhiqej nga NATO ose do të vinte në mbrojtje të atij vendi. Ai theksoi mbështet plotësisht idenë e gjetjes së një rruge me Danimarkën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco