Dy palestinezë u vranë sot si pasojë e një sulmi izraelit në qytetin e Gaza, sipas autoriteteve lokale. Forcat e Armatosura Izraelite, pretendojnë se objektivi i sulmit ishte një luftëtar i Hamasi.
Zyrtarët shëndetësorë në enklavën palestineze nuk bënë të ditur detajet e viktimave. Ata thanë gjithashtu se disa njerëz u plagosën si rezultat i bombardimit të një shtëpie në një lagje të Gazës.
Mediat e huaja shkruajnë një zëdhënës i IDF tha se militantët e Hamasit kishin nisur një sulm ndaj ushtarëve izraelitë më herët sot. Ai shtoi se objektivi i sulmit ajror ishte një komandant i Hamasit që dyshohet se kishte dhënë urdhër për sulmin ndaj ushtarëve izraelitë.
Ndërkohë, në zonën e Rafah, në pjesën jugore të enklavës, një milici palestineze e mbështetur nga Izraeli raportoi se kishte vrarë dy militantë të Hamasit.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të rënë dakord në Rripin e Gazës, i cili hyri në fuqi më 10 tetor pas dy vitesh luftë në enklavën palestineze. Në tre muajt e fundit, më shumë se 400 palestinezë shumica e tyre civilë, sipas autoriteteve lokale dhe tre ushtarë izraelitë kanë vdekur në Rripin e Gazës.
© SYRI.net