‘Mos ia thuaj popullit’ – Ditën që Macron organizoi Samitin për Ukrainën, Trump tallet me të: Më aprovoi rritjen e çmimit të ilaçeve 200%

‘Mos ia thuaj popullit’ – Ditën që Macron organizoi Samitin për Ukrainën, Trump tallet me të: Më aprovoi rritjen e çmimit të ilaçeve 200%

08:40, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Media britanike Daily Mirror ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku presidenti amerikan Donald Trump rrëfen një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron, lidhur me çmimet e barnave me recetë.

Në video, Trump pretendon se Macron i ka thënë se ishte dakord me rritjen e çmimeve të barnave deri në 200 për qind, duke shprehur gatishmërinë për ta bërë këtë, por pa e bërë publike për qytetarët. Sipas rrëfimit të Trump, Macron i ka kërkuar që kjo çështje të mos bëhej e ditur për opinionin publik.

Videoja ka ngjallur reagime dhe debat në rrjet, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një konfirmim apo reagim zyrtar nga Presidenca franceze lidhur me këto pretendime.

“Emanueli më tha: “Donald, jam dakord. Do të doja shumë t'i rrisja çmimet e barnave me recetë me 200%. Do të doja shumë ta bëja.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Mirror (@dailymirror)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco