VIDEO/ Fjalët e para të Maduros ndërsa dërgohej në burgun e Nju Jorkut

VIDEO/ Fjalët e para të Maduros ndërsa dërgohej në burgun e Nju Jorkut

10:14, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Maduro zbarkoi të shtunën në mbrëmje në një aeroport të vogël në Nju Jork pas operacionit të mesnatës që nxori atë dhe gruan e tij, Cilia Flores, nga shtëpia e tyre në një bazë ushtarake në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.

Udhëheqësi venezuelian, Nicolás Maduro, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara dhe është sjellë në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Nju Jork, ku tani pret gjyqin për akuzat për narkoterrorizëm.

Teksa ecte përgjatë korridorit në burgun e Nju Jorku, u dëgjuan edhe fjalët e para të liderit venezuelian, Nicolas Maduro, ndërsa shoqërohej nga dy oficerë të DEA-s amerikane.

I veshur me rroba sportive të zeza dhe një kapuç të zi në kokë dhe me pranga në duar, Maduro iu drejtua fotoreporterëve me fjalët: ‘Natën e mirë dhe gëzuar Vitin e Ri’.

Këto fjalë të Maduros u shoqëruan më pas nga një tërheqjeje vëmendjeje nga oficerët e DEA-s që të mos fliste asnjë fjalë.

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u morën nga shtëpia e tyre në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, në një operacion dramatik ushtarak amerikan që qeveria e Maduros e quajti “imperialist”.

Pas operacionit të quajtur "Vendosmëri Absolute", Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vendi i tij do të "drejtojë" Venezuelën deri në një tranzicion "të sigurt" dhe do të marrë kontrollin e rezervave të saj të mëdha të naftës.

amerikane në Venezuelë me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe. Molly Riley/Shtëpia e Bardhë nëpërmjet AP

Kjo kulmoi një fushatë intensive presioni të administratës Trump ndaj Maduros dhe muaj të tërë planifikimi sekret, duke rezultuar në veprimin më të vendosur amerikan për të arritur ndryshimin e regjimit që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, kërkoi që Shtetet e Bashkuara të lirojnë Maduron dhe e quajti atë udhëheqësin legjitim të vendit.

Disa civilë dhe anëtarë të ushtrisë venezueliane u vranë, tha Rodríguez, por nuk dha një numër të caktuar. Trump tha se disa forca amerikane u plagosën, por asnjë nuk u vra.

Venezuelianët të pasigurt për të ardhmen e vendit

Trump nuk tha se kush do ta udhëheqë Venezuelën, por duket se përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me udhëheqësen e opozitës dhe laureaten e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, duke thënë se ajo nuk kishte mbështetjen për të drejtuar vendin.

Delcy Rodríguez, e cila është pasardhësja në radhën e trashëgimisë presidenciale, shërbeu si zëvendëspresidente e Maduros që nga viti 2018, duke mbikëqyrur pjesën më të madhe të ekonomisë së Venezuelës, e cila varet nga nafta, si dhe shërbimin e saj të frikshëm të inteligjencës. Të shtunën, gjykata e lartë e Venezuelës urdhëroi që ajo të marrë rolin e presidentes së përkohshme.

Trump tregoi se Rodríguez ishte betuar tashmë si president i Venezuelës, sipas transferimit të pushtetit të përcaktuar në kushtetutë.

Por televizioni shtetëror nuk transmetoi asnjë ceremoni betimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco