Trump: Udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të Maduros

Trump: Udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të Maduros

08:27, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të presidentit Nicolás Maduro. SHBA-të udhëhoqën një seri sulmesh në vendin e Amerikës së Jugut të shtunën në mëngjes, duke kapur përfundimisht Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe duke i çuar ata në SHBA për tu përballur me akuzat për narkoterrorizëm.

Udhëheqësja e opozitës dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, festoi operacionin dhe kapjen në një deklaratë, duke e quajtur atë "ora e lirisë".

"Që nga sot, Nicolás Maduro përballet me drejtësinë ndërkombëtare për krimet e tmerrshme të kryera kundër popullit venezuelian dhe kundër qytetarëve të shumë kombeve të tjera. Në dritën e refuzimit të tij për të pranuar një zgjidhje të negociuar, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përmbushur premtimin e saj për të mbështetur sundimin e ligjit", tha Machado.

Trump, i cili tha se nuk ka qenë në kontakt me Machadon, tha gjatë konferencës për shtyp të shtunën se nuk beson se ajo mund të marrë rolin udhëheqës në Venezuelë.

"Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për të të ishte udhëheqëse. Ajo nuk ka mbështetjen brenda vendit ose respektin brenda vendit. Është një grua shumë e mirë, por nuk ka respektin", tha Trump.

Trump njoftoi gjithashtu se SHBA-të do të drejtojnë vendin teksa Venezuela të ketë një udhëheqje të re.

"Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur. Dhe duhet të jetë i mençur, sepse kjo është ajo që duam. Ne duam paqe, liri dhe drejtësi për popullin e madh të Venezuelës," tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco