Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri në një bar në Zvicër gjatë natës së Vitit të Ri, në një resort luksoz të skijimit në Zvicër.
Ndërsa nata bien në stacionin e skive në Crans-Montana, banorët vendas po nderojnë viktimat e vrara dhe të plagosura pas zjarrit.
Ja një përmbledhje e shpejtë e asaj që kemi mësuar dhe pyetjet që mbeten ende pa përgjigje
Çfarë dimë?
- Policia bën me dije se rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 janë plagosur, sipas zyrtarëve.
-Zjarri ka nisur rreth orës 01:30, koha lokale, ndërsa një grup "i ri dhe festues" ndodhej brenda barit Le Constellation – videot tregojnë flakët duke u përhapur shpejt nëpër tavanin e ndriçuar dobët.
-Ekzistojnë "disa hipoteza" për shkakun e zjarrit – por një sulm është përjashtuar.
-Shtetet fqinje, Italia dhe Franca – si dhe Bashkimi Evropian – kanë ofruar mbështetje, përfshirë përdorimin e njësive të djegieve për viktimat.
-Dëshmitarët kanë përshkruar përpjekje kaotike për t’u shpëtuar, me disa që janë detyruar të thyejnë dyer xhami me karrige dhe tavolina.
Çfarë nuk dimë?
-Shkaku i saktë i zjarrit; Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud refuzoi të konfirmojë deklaratat e dëshmitarëve se "qirinjët e ditëlindjes" ose fishekzjarret mbi një shishe shampanje mund të kenë ndezur tavanin.
-Identiteti i viktimave mbetet i paqartë – Presidenti zviceran Guy Parmelin thotë se procesi për të emëruar të gjithë të vdekurit "do të marrë kohë".
-Nuk dihet saktw sa persona ndodheshin në bar në momentin kur zjarri filloi në orët e hershme.
-Nuk dihet cili ishte kapaciteti i barit Le Constellation; megjithëse prokurorja lokale tha se kjo do të hetohet.
-Nuk dihet shtetësia e viktima dhe tw plagosurve.
© SYRI.net