Tragjedia në Cras Montana/ Momenti kur filloi zjarri në barin plot me njerëz! Paniku teksa përpiqen t'i shpëtojnë flakëve

Tragjedia në Cras Montana/ Momenti kur filloi zjarri në barin plot me njerëz! Paniku teksa përpiqen t'i shpëtojnë flakëve

18:38, 01/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare tregojnë momentet e para të zjarrit që shpërtheu herët në mëngjes në barin “Le Constellation”, në resortin e njohur të skive në Crans‑Montana, Zvicër.

Pamjet dramatike tregojnë flakët duke u përhapur me shpejtësi nëpër tavanin e barit të ndriçuar dobët, ndërsa më pas shfaqet ndërtesa e mbuluar nga tymi dhe zjarri.

Në fillim të videos dëgjohej ende muzika e festës dhe shihet qartë që brenda barit ndodheshin shumë njerëz që po shijonin festimin e Vitit të Ri. Vetëm pak çaste më vonë, situata u bë kaotike, pasi flakët përfshinë pjesën më të madhe të ambientit të brendshëm, duke shkaktuar panik dhe përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar.

Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 janë plagosur, “shumë prej tyre rëndë” deklaroi komandanti i policisë në konferencën për median pasditen e sotme.

60 persona po trajtohen në spitalin e Sionit, ndërsa të tjerë janë dërguar në spitale të qyteteve të tjera të Zvicrës.

Dy zyrtarë, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm, thanë se nuk dihet ende se sa persona ndodheshin në lokal në momentin e tragjedisë, por kjo do të jetë pjesë e hetimit.

Po kështu autoritetet thonë se zjarri  “ishte një incident”.  Çdo mundësi se pas saj mund të fshihet qëllim kriminal duhet përjashtuar, Ddeklaroi Frederic Gisler, komandant i policisë kantonale të Valais-it, gjatë një konference për shtyp në Sion.

Gisler theksoi se “një shpërthim pasoi zjarrin dhe jo e kundërta”, duke sqaruar se flakët paraprinë çdo shpërthim të mundshëm.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco