Moska nxjerr videon e dronit që goditi rezidencën e Putinit

Moska nxjerr videon e dronit që goditi rezidencën e Putinit

12:58, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moskë vazhdon të akuzojë Kievin për sulmin e pretenduar me dron ndaj rezidencës së Vladimir Putin në Novgorod. Sipas gjeneralit Romanenkov, dronët dyshohet se kanë nisur nga dy qytete në verilindje të Ukrainës. Nga ana e saj Kievi mohon akuzat, duke theksuar se nuk ka prova që i mbështesin pretendimet ruse.

Moskë vazhdon të akuzojë Kievin për sulmin e pretenduar me dron ndaj rezidencës së Vladimir Putin në Novgorod.

Agjencia e lajmeve ruse, Tass shpërndau videon e mostrave të dronit që, sipas Rusisë, thuhet se u rrëzua mbi rezidencën e Putinit.
Megjithatë, në pamje nuk shfaqen elementë që identifikojnë vendin ku u gjet droni.

Sulmi sipas Moskës ndodhi midis 28 dhe 29 dhjetorit 2025.

Ndërkohë gjenerali rus Alexander Romanenkov akuzon Kievin se fshihet pas këtij sulmi. Në një konferencë për median ai dha disa detaje mbi sulmin e pretenduar ndaj rezidencës së Vladimir Putinit në liqenin Valdaj, në rajonin e Novgorodit.

"Rreth orës 19:20 më 28 dhjetor 2025, njësi të trupave radio-teknike të forcave ajrore-hapësinore vunë re një sulm me dronë që operonin në lartësi jashtëzakonisht të ulët nga rajonet e Sumit dhe Çernihivit në Ukrainë", deklaroi gjenerali.

"Sulmi armik, me përdorimin e 91 dronëve, siç tregohet në hartë, u zhvillua në disa drejtime drejt rezidencës së presidentit rus, duke fluturuar mbi rajonet e Bryanskut, Smolenskut, Tverit dhe Novgorodit" tha gjenerali. 

Ukraina mohon akuzat, duke theksuar se nuk ka prova që i mbështesin pretendimet ruse. Ndërkohë, gjatë natës u regjistruan shpërthime në Odessa, ku mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco