Atolli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve ka mirëpritur zyrtarisht vitin 2026, duke u bërë vendi i parë në botë që hyn në Vitin e Ri.
Pjesë të tjera të shtetit ishullor të Kiribatit në Paqësor do ta festojnë Vitin e Ri gjatë orëve në vijim.
Kiritimati është pjesë e shtetit të Kiribatit, i vendosur në Oqeanin Paqësor, në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë. Kiribati përbëhet nga disa atolle shkëmbinj koralorë në formë unaze dhe shtrihet në një distancë prej gati 4,000 kilometrash nga lindja në perëndim.
Kiribati që shqiptohet “Kiribas” u shpall i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Vendi është shtëpia e rezervës më të madhe detare në Paqësorin Jugor. Shumë prej atolleve janë të banuara, por shumica e tyre janë shumë të ulëta mbi nivelin e detit dhe të rrezikuara nga rritja e nivelit të ujërave si pasojë e ngrohjes globale.
Arkipelagu ka rreth 116 mijë banorë. Pavarësisht se ndodhet pothuajse drejtpërdrejt në jug të Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri një ditë më herët.
© SYRI.net