Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026.
Auklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2026, me mijëra njerëz që numëruan sekondat deri sa mbërriti mesnata dhe shijuan fishekzjarret shumëngjyrëshe që u lëshuan nga ndërtesa më e lartë e Zelandës së Re, ‘Sky Tower’. Një shfaqje spektakolare që ju mund ta ndiqni në videon bashkangjitur.
Zelanda e Re ka krijuar një traditë tashmë, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ajo njihet si një prej destinacioneve më të bukura për të pritur Vitin e Ri. Ndërkohë Kirikimati, i njohur gjithashtu si Ishulli i Krishtlindjeve mirëpriti zyrtarisht vitin 2026, duke u bërë vendi i parë në botë që mirëpret vitin e ri.
Ndërkohë në mbarë botën viti i ri pritet në mënyra të ndryshme.
Fishekzjarret
Fishekzjarrët janë një mënyrë universale për të festuar.
Shfaqje të mëdha organizohen në mbarë botën sapo mesnata arrin, nga Sydney Harbour në Australi deri tek Plazhi Copacabana në Rio de Janeiro, Brazil.
Thyerja e pjatave
Një nga traditat e Danimarkës është thyerja e pjatave në pragjet e miqve, e cila sipas danezëve sjell fat të mirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Rënia e topit në Times Square
Në SHBA, njerëzit në New York numërojnë mbrapsht deri sa të bjerë topi në Times Square –
Rrushi dhe shalqiri
Në Vincennes, Indiana, njerëzit janë të njohur për hedhjen e shalqinjve në tokë.
Në Spanjë, rrushi është zgjedhja për mesnatë. Tradita e tyre është të hanë një rrush sa herë që ora bie mesnata – pra 12 kokrra rrushi– duke shpresuar për 12 muaj me fat në vitin e ri.
Tinguj kambanash
Tingujt kambanave është një tjetër traditë në Japoni dhe Korenë e Jugut. Në Japoni, kambanat bien 108 herë për vitin e ri.
Në Brazil, thjerrëzat simbolizojnë lajme të mira për vitin e ri, ndaj shumë njerëz i konsumojnë ato gjatë festimeve.
© SYRI.net