Trump paralajmëron Iranin: Do të godasim sërish nëse rindërtoni programet ushtarake

Trump paralajmëron Iranin: Do të godasim sërish nëse rindërtoni programet ushtarake

20:53, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se është i gatshëm të mbështesë një tjetër ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, në rast se Teherani tenton të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.

“Po dëgjoj që Irani po përpiqet të ringrihet sërish dhe, nëse është kështu, do të na duhet t’i godasim përsëri”, u shpreh Trump para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Do të reagojmë dhe reagimi do të jetë i fortë”.

Trump theksoi gjithashtu se do të jepte mbështetjen e tij për një sulm “pa vonesë” edhe në rast se Irani tenton të rindërtojë kapacitetet e tij bërthamore, duke i bërë thirrje Teheranit që të zgjedhë rrugën e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të ishte zgjedhja më e zgjuar”, tha ai. “Ata kishin mundësinë të bënin një marrëveshje edhe më parë, përpara se ne të kryenim një operacion të madh ushtarak kundër tyre”.

Më herët këtë vit, SHBA ndërmori sulme ajrore ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, veprime që Trump i ka cilësuar si një sukses të rëndësishëm ushtarak. Ndërkohë, Netanyahu ka paralajmëruar së fundmi se Irani po avancon sërish programin e raketave balistike dhe pritet që gjatë kësaj jave t’ia paraqesë Trumpit argumentet për nevojën e mundshme të veprimeve të reja në të ardhmen e afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco