Presidenti i ShBA, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me ‘sulmin’ e dronëve mbi ‘folenë sekrete të dashurisë’ së Putinit.
Në një reagim publik, Trump theksoi se u nxeh shumë kur mori vesh për sulmin me dronë në rezidencën e Vladimir Putinit.
“Nuk më pëlqen, nuk është gjë e mirë. E mora vesh sot në mëngjes, më tha Presidenti Putin... ai tha se u sulmua, kjo nuk është gjë e mirë”, tha Trump për gazetarët pas një takimi me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
LEXO DHE: Dronë mbi rezidencë: Kush e sulmoi ‘folenë sekrete të dashurisë’ së Putinit?
“Tjetër gjë të sulmosh, tjetër gjë të godasësh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për këto gjëra... U nxeha shumë”.
Rusia akuzon Ukrainën për këtë sulm, por Kievi e mohon.
© SYRI.net