Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka hedhur poshtë akuzat se Ukraina u përpoq të sulmonte rezidencën e Putinit. Zelensky i ka cilësuar si gënjeshtër pretendimet e Rusisë. Sipas tij Moska po përgatiste terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare në Kiev.
Zelensky i ka kërkuar SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat dhe e ka cilësuar pretendimin rus si një mënyrë për të minuar përparimin në bisedimet e paqes pas takimit të udhëheqësit ukrainas me Donald Trump.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi këtë të hënë se Forcat e Armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin në Novgorod gjatë natës.
“Natën e 28-29 dhjetorit 2025, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist duke përdorur 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi në rezidencën shtetërore të Presidentit”, deklaroi Lavrov.
Ai theksoi se të gjitha mjetet ajrore u shkatërruan. Lavrov shtoi se Moska do t’i përgjigjet sulmit të dyshuar. “
Veprime të tilla të pamatura nuk do të mbeten pa përgjigje”, theksoi ai.
© SYRI.net