Mianmar: Partia pro-ushtarake shpall fitoren pas fazës së parë të zgjedhjeve parlamentare

Mianmar: Partia pro-ushtarake shpall fitoren pas fazës së parë të zgjedhjeve parlamentare

13:02, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia kryesore pro-ushtarake e Mianmarit shpalli një fitore dërrmuese të hënën, më 29 nëntor, pas fazës së parë të zgjedhjeve parlamentare të organizuara nga junta, tha një nga zyrtarët e saj për AFP-në.

"Ne kemi fituar 82 vende në dhomën e ulët në zonat zgjedhore ku ka përfunduar numërimi, nga një total prej 102 vendesh", tha ky zyrtar nga Partia e Bashkimit, Solidaritetit dhe Zhvillimit, duke folur në kushte anonimiteti.

Rezultatet zyrtare të fazës së parë të votimit, të mbajtur të dielën vetëm në disa zona zgjedhore, nuk janë publikuar ende nga komisioni zgjedhor birmanez. Dy faza të tjera janë planifikuar për 11 dhe 25 janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco