Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie

Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie

07:11, 28/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën që arritja e paqes në Ukrainë të shoqërohet me garanci të forta dhe të përhershme sigurie.

Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri gjatë bisedës telefonike që pati, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të takohet ditën e nesërme në Shtetet e Bashkuara me Donald Trump.

Siç raportohet nga Pallati Elize, qëllimi i bisedës ishte t’i shprehej presidentit ukrainas mbështetja e Evropës dhe Kanadasë në kuadrin e bisedimeve që ai do të zhvillojë me presidentin amerikan.

Sipas njoftimit nga presidenca franceze, Franca synon të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për çështjen e garancive të sigurisë, bazuar në vendimet e miratuara në kuadër të Aleancës së të Vullnetshmëve, drejtuesit e së cilës janë Franca dhe Britania.

Së fundmi, presidenca franceze thekson se evropianët duhet të marrin pjesë në të gjitha konsultimet që i shqetësojnë, ndërsa dënon sulmet e fundit ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco