Ka përfunduar videotelefonata i presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky me liderët e BE-së, një ditë para takimit me presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Mar-a-Lago. Në këtë videotakim ka qenë I pranishëm dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
“Ne mirëpresim të gjitha përpjekjet që çojnë drejt objektivit tonë të përbashkët: një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe që forcon kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, si pjesë përbërëse e sigurisë së kontinentit tonë”. Shkruan në rrjetet sociale presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas përfundimit të video-telefonatës me Volodymyr Zelensky-n dhe liderët evropianë.
“Në vitin 2026, Komisioni i BE-së do të vazhdojë të mbajë presion të lartë ndaj Kremlinit, të mbështesë Kievin dhe të punojë intensivisht për ta shoqëruar në rrugëtimin e tij drejt anëtarësimit në BE”, shton ajo.
Kryeministri polak, Doland Tusk ka bërë të ditur në një postim në X se të gjithë liderët kanë qenë dakord me Zelenskyn sa garancitë e sigurisë për Ukrainën janë thelbësore.
. Ai saktësoi se bëhet fjalë për garanci sigurie “konkrete dhe të përcaktuara qartë”.
“Këto garanci sigurie nënkuptojnë edhe një Poloni më të sigurt. Nesër, pas takimit mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, do të mblidhemi sërish për të diskutuar për këtë çështje”, ka paralajmëruar Tusk në një postim në X, duke theksuar se në bisedë kanë marrë pjesë edhe vendet skandinave, Kanadaja, Holanda dhe NATO-ja.
Gjatë video-telefonatës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, “njëmbëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish evropiane dhe kanadeze, si edhe drejtuesit e NATO-s dhe të BE-së, i kanë siguruar Ukrainës mbështetjen e tyre të plotë dhe kanë theksuar rëndësinë e punës në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” bëri të ditur qeveria gjermane në një njoftim.
Në njoftim theksohet se Zelensky, me nismën e kancelarit Friedrich Merz, i ka përditësuar liderët mbi bisedimet e afërta të paqes me Trump-in dhe “ka informuar të ashtuquajturin Grup i Berlinit mbi gjendjen e negociatave”, shkruan La Repubblica.© SYRI.net