Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Tërmeti i dytë që godet Japoninë brenda pak ditësh, rritet alarmi për cunami

Tërmeti i dytë që godet Japoninë brenda pak ditësh, rritet alarmi për cunami

07:58, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Japoninë veriore këtë të enjte.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Prefekturën Aomori në orën 03:44 të mëngjesit sipas kohës lokale, në një thellësi prej rreth 20 kilometrash, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Pas tërmetit, JMA lëshoi një paralajmërim për cunami, duke vlerësuar se valët mund të arrijnë deri në një metër të lartë. Më vonë, agjencia e reduktoi intensitetin e tërmetit në 4 ballë sipas shkallës maksimale japoneze me 7 ballë.

Ky tërmet vjen vetëm disa ditë pas një lëkundjeje të fortë me magnitudë 7.6 ballë që goditi Japoninë veriore të martën e kaluar, duke rritur shqetësimet për rrezikun e paslëkundjeve dhe dëmeve të mundshme.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco