Revista Time shpall 'Personin e Vitit 2025'

Revista Time shpall 'Personin e Vitit 2025'

14:55, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

"Arkitektët e Inteligjencës Artificiale" u shpallën Personi i Vitit 2025 nga Revista Time.

Revista deklaroi se viti 2025 ishte viti në të cilin potenciali i plotë i inteligjencës artificiale "shpërtheu para syve tanë", pa kthim prapa.

 

 

“Sepse ato sollën epokën e makinave që mendojnë, sepse ato e mahnitën dhe e shqetësuan njëkohësisht njerëzimin, sepse riformësuan të tashmen dhe shtynë kufijtë e të mundshmes – Arkitektët e IA-së janë Personi i Vitit nga Time për vitin 2025”, njoftoi revista në rrjetet sociale.

Inteligjenca artificiale ishte një nga favoritët e parashikuar, së bashku me CEO-të e teknologjisë Jensen Huang të Nvidia dhe Sam Altman të OpenAI. Midis kandidatëve të konsideruar ishin Papa Leo XIV, papa i parë amerikan i zgjedhur këtë vit pas vdekjes së Papa Françeskut, si dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Kryetari i Bashkisë së sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, raportoi AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco