34 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore nga ushtria e Myanmarit në një spital në qytetin Mrauk-U. Qyteti ku ndodhi sulmi është një zonë e kontrolluar nga Ushtria Arakan, një nga ushtritë më të forta etnike që lufton regjimin ushtarak të vendit.
Mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021 dhe shkaktoi një luftë civile. Në muajt e fundit, ushtria ka intensifikuar sulmet ajrore për të rimarrë territorin nga ushtritë etnike. Gjithashtu ka vendosur parashutistë për të hedhur bomba mbi armiqtë e saj.
Ushtria e Mianmarit nuk ka komentuar mbi sulmet, të cilat vijnë ndërsa vendi përgatitet të votojë më vonë këtë muaj në zgjedhjet e para që nga grushti i shtetit. Megjithatë, llogaritë pro-ushtarake në Telegram pretendojnë se sulmet këtë javë nuk kishin për qëllim civilët.
© SYRI.net