Sekuestrimi i cisternës me naftë në bregdetin e Venezuelës, Trump: Më e madhja që kemi bllokuar ndonjëherë

Sekuestrimi i cisternës me naftë në bregdetin e Venezuelës, Trump: Më e madhja që kemi bllokuar ndonjëherë

22:58, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Cisterna e sekuestruar në bregdetin e Venezuelës është më e madha e kapur ndonjëherë’ u tha presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën në cisternën e sekuestruar, Trump u përgjigj: “Epo, ne e mbajmë”

Më vonë shtoi: “Supozohet që do ta mbajmë naftën.”

Qeveria venezueliane ende nuk ka komentuar.

Ngjarja vjen ndërsa SHBA ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon gjatë javëve të fundit, në një operacion që sipas Uashingtonit synon luftimin e trafikut të drogës.

Ndërkohë, qeveria e Venezuelës thotë se beson që SHBA po përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.

Cilat janë marrëdhëniet e Venezuelës me SHBA-në?

Gjatë muajve të fundit, Trump ka rritur presionin ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Ulja e emigracionit ka qenë një nga prioritetet e Trump, i cili fajëson Maduron për mbërritjen e qindra mijëra migrantëve venezuelianë në SHBA. 

Trump është fokusuar gjithashtu në frenimin e hyrjes së drogës së paligjshme – veçanërisht fentanylit dhe kokainës – në territorin amerikan.

Administrata e tij ka vendosur 15,000 trupa, si dhe aeroplanmbajtëse, luftanije me raketa të drejtuara dhe anije sulmi amfib në Detin e Karaibeve, duke argumentuar se po përballet me një konflikt të armatosur jo ndërkombëtar me trafikantë të dyshuar droge.

Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë kryer më shumë se 20 goditje në ujërat ndërkombëtare ndaj skafeve që dyshohej se transportonin drogë, duke vrarë mbi 80 persona dhe duke i cilësuar ata si “narko-terroristë”. Por ekspertë juridikë kanë deklaruar se këto sulme janë të paligjshme.

Trump ka shpallur gjithashtu dy grupe kriminale venezueliane – Tren de Aragua dhe Cartel de los Soles – si Organizatë të Huaja Terroriste, duke pretenduar se këtë të fundit e drejton vetë Maduro.

Maduro e ka mohuar që drejton ndonjë kartel dhe ka akuzuar SHBA-në se po përdor “luftën kundër drogës” si justifikim për ta rrëzuar nga pushteti dhe për të vënë dorë mbi rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco