Presidenti amerikan Donald J. Trump ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke deklaruar se “ditët e Nicolás Maduro-s si udhëheqës i Venezuelës janë të numëruara”.
Ky paralajmërim vjen ndërsa tensionet ndërkombëtare ndaj regjimit venezuelian vazhdojnë të rriten.
Trump ka qenë kritik i vazhdueshëm i qeverisjes së Maduro-s, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe si një narko-shtet që cënon sigurinë e fqinjëve dhe SHBA-ve.
Deklarata e tij e fundit duket se synon të theksojë presionin që Shtetet e Bashkuara po ushtron ndaj Caracas-it dhe mund të interpretohet si paralajmërim për masa më ekstreme ndaj diktatorit venezuelian.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e zgjerimit të sanksioneve dhe intensifikimin e presionit diplomatik ndaj qeverisë së Maduro-s. Analistët e sigurisë dhe politikës vlerësojnë se kjo retorikë mund të ketë ndikim në qëndrimin e vendeve të tjera ndaj Venezuelës dhe të rrisë izolimin ndërkombëtar të regjimit.
Nga ana tjetër, qeveria venezueliane nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së Trump, por zyrtarë të afërt me Maduro-n e kanë cilësuar kritikat amerikane si ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të vendit.
Venezuela vazhdon të përballet me krizë ekonomike dhe sociale, ndërsa situata politike mbetet e paqëndrueshme.
Deklarata e presidentit amerikan pritet të shtojë tensionet diplomatike dhe të nxjerrë në pah sfidat e mëtejshme në marrëdhëniet SHBA-Venezuelë.