Ekipi i Trump-it e quan me të drejtë 'vetëvrasje qytetërimi' atë që po ndodh në Europë...

Ekipi i Trump-it e quan me të drejtë 'vetëvrasje qytetërimi' atë që po ndodh në Europë...

16:21, 08/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga redaksia e New York Post

Së paku, Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare e presidentit Donald Trump nxjerr në pah disa të vërteta të hidhura për miqtë europianë: ata realisht po përballen me atë që quhet "zhdukje qytetërimi".

Nuk është vetëm fakti që ekonomitë e Europës Perëndimore kanë pasur rritje minimale në 20 vitet e fundit, apo që normat e lindshmërisë janë shumë poshtë nivelit të ripërtëritjes së popullsisë, ndërsa emigracioni po ndryshon politikën dhe kulturën. Problemi është se elitat e kontinentit nuk po përqendrohen në zgjidhjen e këtyre problemeve, por në shtypjen e çdo kundërshtimi ndaj politikave që po i dëmtojnë këto vende.

"Ne duam që Europa të mbetet europiane, të rifitojë vetëbesimin e saj qytetërues dhe të heqë dorë nga përqendrimi i dështuar te asfiksimi rregullator," thuhet në dokument.

Këto rregullore e kanë penguar Bashkimin Europian të përfitojë nga rritja ekonomike e bazuar në teknologjinë e lartë dhe, njëkohësisht, kanë goditur rëndë industrinë tradicionale me politika të çmendura të "zero emetimeve neto", të cilat kanë çuar në rritje të fortë të kostove të energjisë, ndërsa e kanë bërë Europën të varur nga eksportet ruse të karburanteve, që financojnë makinerinë e luftës së Moskës, të cilës vetë udhëheqësit e BE-së i frikësohen.

Në vend që të heqin dorë nga kjo rrugë e gabuar, qeveritë europiane zgjedhin "kufizime antidemokratike të lirive themelore", sidomos të fjalës së lirë: praktikisht përpiqen të ndëshkojnë çdo zë që thotë se "mbreti është lakuriq".

Deklarata strategjike e Trump-it mund të ketë mangësitë e veta, por ajo e përball Europën me krizën e saj qendrore në një mënyrë që as udhëheqësit e kontinentit dhe as shumica e elitave amerikane nuk guxojnë ta pranojnë. Shpresojmë që ky alarm të japë efekt dhe që miqtë tanë të largohen nga kjo rrugë e vetëshkatërrimit kombëtar. / New York Post - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco