Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Pesë dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore në Francë, artileria i përgjigjet me zjarr! Dyshime mbi Rusinë...

Pesë dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore në Francë, artileria i përgjigjet me zjarr! Dyshime mbi Rusinë...

12:40, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë dronë fluturuan mbi bazën franceze të nëndetëseve në Ile Longue mbrëmjen e djeshme, në portin e Brestit, në perëndim të  Francës, ku janë vendosur nëndetëse franceze me raketa penguese bërthamore, raporton xhandarmëria lokale.

Alarmi tek autoritetet në Paris ka qenë i madh, pas dyshimeve për luftë hibride nga Rusia dhe spiunazh.

Batalioni i artilerisë detare që mbron vendin, “kreu disa të shtëna kundër dronëve”, sipas të njëjtit burim.

Mediat konfirmuan ngjarjen, teksa po kryhen hetime për rastin dhe zbardhjen e plotë të tij. Nuk ka ende reagime zyrtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi rritjen e presionit mbi ekonominë ruse për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet e luftës dhe veçanërisht të rrisim presionin mbi ekonominë ruse”, deklaroi ai në fund të vizitës së tij shtetërore në Kinë.

Gjithashtu ai tha se uniteti midis amerikanëve dhe evropianëve është “thelbësor” në Ukrainë.

Kjo u theksua nga Presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu referuar tërthorazi një artikulli në të përjavshmen gjermane Der Spiegel dje që i referohej frikës së supozuar të presidentit të Elizesë për një “tradhti” të Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara. Macron këmbënguli se “nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Asnjë mosbesim, por më tepër bashkëpunim në shërbim të Ukrainës, ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë sonë kolektive”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco