Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Si po ‘zhduket’ Evropa/ Migracioni, censura e fjalës dhe shtypja e partive opozitare, çfarë paralajmëron Trump?

Si po ‘zhduket’ Evropa/ Migracioni, censura e fjalës dhe shtypja e partive opozitare, çfarë paralajmëron Trump?

11:25, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e tij fajësojnë BE-në dhe migracionin, për atë që ata e quajnë të pashmangshëm, shpërbërjen totale të kulturorës në Evropë. 

Ky pretendim dokumentohet në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila vëren se Evropa ka probleme ekonomike, por thotë se ato janë "të eklipsuara nga perspektiva reale dhe më e zymtë e zhdukjes së qytetërimit" brenda 20 viteve të ardhshme. 

“Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale, që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e partive opozitare, uljen e lindjeve dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”, thotë administrata Trump, në dokumentin 33-faqesh të publikuar së fundmi. 

Ky rrëfim ka të ngjarë të gjejë jehonë të thellë midis shumicës së partive të ekstremit të djathtë të Evropës, programet zgjedhore të të cilave bazohen kryesisht në kritikat ndaj BE-së, kërkesat për frenimin e migracionit nga vendet me shumicë myslimane dhe jo-evropiane, si dhe një shtytje patriotike për të përmbysur rënien e perceptuar të vendeve të tyre. 

Strategjia e re e sigurisë ofron një përputhje të qartë ideologjike midis lëvizjes populiste MAGA të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe partive nacionaliste të Evropës.

Administrata amerikane — e cila ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të ngushta me partitë e ekstremit të djathtë në vende si Gjermania dhe Spanja — duket se lë të kuptohet se mund të ndihmojë partitë evropiane të lidhura ideologjikisht.

“Amerika i inkurajon aleatët e saj politikë në Evropë që të promovojnë këtë ringjallje të shpirtit, dhe ndikimi në rritje i partive patriotike evropiane, jep vërtet shkak për optimizëm të madh”, thuhet në strategji.

Dokumenti është një shpjegim i rrallë formal, i botëkuptimit të Trump për politikën e jashtme nga administrata e tij. Strategji të tilla, të cilat presidentët zakonisht i publikojnë një herë në çdo mandat, mund të ndihmojnë në formësimin e mënyrës, se si pjesë të qeverisë amerikane ndajnë buxhetet dhe vendosin prioritetet e politikave. Në një shënim hyrës të strategjisë, Trump e quajti atë një "udhërrëfyes për të siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm, në historinë e njerëzimit dhe shtëpia e lirisë në tokë".

Administrata Trump pranon se "Evropa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetësore për Shtetet e Bashkuara", por pikëpamjet e saj mbi kontinentin janë në përputhje me deklaratat negative publike të administratës në të kaluarën. Zëvendëspresidenti JD Vance tronditi klasën politike kryesore në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, duke sulmuar Evropën mbi migracionin dhe lirinë e fjalës.

Dokumenti gjithashtu i bën jehonë teorisë raciste të konspiracionit të “ zëvendësimit të madh ”, e cila pohon se elitat po komplotojnë për të zvogëluar fuqinë votuese të evropianëve të bardhë, duke hapur dyert e vendeve të tyre për emigracionin nga kontinenti afrikan, konkretisht vendet myslimane. “Në planin afatgjatë, është më se e besueshme që brenda pak dekadash, disa anëtarë të NATO-s, do të bëhen me shumicë jo-evropiane”, thuhet në dokument.

Lufta në Ukrainë përmendet, në një largim të shkurtër nga diskutimi i "fshirjes së qytetërimit" të Evropës. SHBA-të theksojnë se është në interesin e Amerikës që lufta e Kremlinit të ndalet, përfshirë edhe rivendosjen e "stabilitetit strategjik" me Rusinë.

Megjithatë, administrata amerikane pretendon se “qeveritë e pakicave të paqëndrueshme” në Evropë kanë “pritshmëri jorealiste për luftën”, ndërsa gjithashtu lë të kuptohet se ato po pengojnë procesin e paqes. Komentet vijnë ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmërojnë privatisht se Uashingtoni mund ta “tradhtojë” Ukrainën gjatë negociatave të paqes me Moskën.

Në kundërshtim me politikën e dyerve të hapura të NATO-s për vendet kandidate, administrata amerikane dëshiron gjithashtu "t'i japë fund perceptimit dhe parandalimit të realitetit të NATO-s si një aleancë në zgjerim të vazhdueshëm". Ndërsa nuk është sekret që Trump nuk dëshiron që Ukraina të bashkohet me NATO-n, ky ishte edhe qëndrimi i Uashingtonit nën paraardhësin e tij Joe Biden. / Politico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco