Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Lufta kundër karteleve të drogës/ Trump vendos Kolumbinë në shënjestër

Lufta kundër karteleve të drogës/ Trump vendos Kolumbinë në shënjestër

09:44, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BILD

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e përshkallëzon luftën kundër drogës – dhe tani po e vë krejt hapur edhe Kolumbinë në shënjestër!

Pas një mbledhjeje të kabinetit, Trump u tha gazetarëve: “Kam dëgjuar që Kolumbia prodhon kokainë në fabrika, e cila më pas shitet në SHBA”.

Dhe kërcënoi pa dorashka: “Kushdo që e bën këtë, dhe e shet në vendin tonë, duhet të përballet me sulme”.

I pyetur më tej, ai e bëri të qartë: “Jo vetëm Venezuela”.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, reagoi me indinjatë.

Kjo për shkak se gjatë një operacioni ushtarak amerikan kundër trafikantëve të dyshuar të drogës, së fundmi u vra edhe një peshkatar kolumbian. Pas kësaj, Petro pezulloi shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me SHBA-në – një tronditje e madhe diplomatike.

Tani ai e thelloi edhe më tej qëndrimin: “Sulmet ndaj sovranitetit tonë janë një deklaratë lufte”, shkroi Petro në X. Ai e ftoi demonstrativisht Trump në Kolumbi: atje mund të shohë me sytë e vet “se si çdo ditë shkatërrohen laboratorë droge, që asnjë gram kokainë të mos arrijë në SHBA”.

Së fundmi, Trump kishte dërguar në mënyrë masive trupa në bazat amerikane në Karaibe, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen më të madhe në botë. Sipas të dhënave amerikane, CIA po kryen operacione të fshehta në Venezuelë – zyrtarisht për të luftuar trafikun e drogës.

Sipas Pentagonit, gjatë këtyre operacioneve janë vrarë mbi 80 trafikantë të dyshuar. Por kritikët flasin për një veprim të paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare – dhe dyshojnë se Trump-it i interesojnë para së gjithash rezervat e naftës së Venezuelës.

SHBA akuzojnë Petro-n se po vepron shumë butë kundër karteleve të drogës – dhe kanë vendosur sanksione kundër presidentit të majtë. Kriza mes Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë, dikur partnerë shumë të ngushtë, po përshkallëzohet në mënyrë dramatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco