Emigranti i paligjshëm i pret kokën menaxherit me hanxhar. Prokurori i Sorosit nuk kërkon dënimin me vdekje

Emigranti i paligjshëm i pret kokën menaxherit me hanxhar. Prokurori i Sorosit nuk kërkon dënimin me vdekje

13:24, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokurori demokrat i qarkut të Dallasit, John Creuzot, nuk do të kërkojë dënimin me vdekje për një imigrant të paligjshëm të akuzuar për prerjen e kokës me hanxhar të menaxherit të një moteli para familjes së tij në Dallas, njoftuan prokurorët në një seancë gjyqësore në nëntor.

Yordanas Cobos-Martinez u akuzua për vrasje të cilësuar pasi dyshohet se i preu kokën Chandra Nagamallaiahut me 10 shtator, raportoi Fox 4. Sipas Times of India, prokuroria tha se statusi i Cobos-Martinezit si emigrant i paligjshëm mund të komplikonte përpjekjet për të siguruar ndjekjen penale, por theksoi se vendimi përfundimtar nuk do të merrej para datës 8 janar 2026.

"Bazuar në hetimin tonë dhe bisedat e mia, shteti i Teksasit nuk do të kërkojë dënimin me vdekje," i tha prokurorja Julie Johnson gjykatës gjatë një seance me 20 nëntor. "Por ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë mendje nëse del diçka e re."

Policia thotë se Cobos-Martinez sulmoi Nagamallaiahun pasi ky i fundit i kërkoi një bashkëpunëtori të tij të përkthente një kërkesë që të mos përdorej një lavatriçe e prishur. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan më pas Cobos-Martinezin teksa nxirrte një hanxhar dhe sulmonte Nagamallaiahun, raportoi Dallas Express, dhe më pas duke goditur me shkelm kokën e menaxherit të motelit si top futbolli përpara se ta hidhte në një kazan plehrash.

"Jam në dijeni të raporteve të tmerrshme lidhur me vrasjen e Chandra Nagamallaiahut, një person mjaft i respektuar në Dallas, Teksas, të cilit iu pre brutalisht koka, përpara bashkëshortes dhe djalit të tij, nga një I HUAJ I PALIGJSHËM nga Kuba i cili s'duhej të ishte kurrë në shtetin tonë," shkroi presidenti Donald Trump në Truth Social pak ditë pas vrasjes.

 

"Ky individ ishte arrestuar më parë për krime të tmerrshme, madje edhe për abuzim seksual ndaj fëmijëve, vjedhje automjeti dhe privim të paligjshëm lirie, por u lirua sërish në vendin tonë nën administratën e paaftë të Joe Biden-it," shtoi Trump.

 

Shumica e akuzave të mëparshme ndaj Cobos-Martinezit u rrëzuan, por ai u dënua për një akuzë më të lehtë pas një gjykimi në Kaliforni për një rast rrëmbimi automjeti, sipas Dallas Express.

"Yordanis Cobos-Martinez ka një urdhër të formës së prerë për deportim drejt Kubës," tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një njoftim të 12 shtatorit. "Ai ka qenë së fundmi në paraburgimin e ICE Dallas në Qendrën e Ndalimit Bluebonnet deri me 13 janar 2025, nën administratën Biden, kur u lirua me një Urdhër Mbikëqyrjeje. Ky kriminel barbar u lirua sepse Kuba nuk e pranonte për shkak të historikut të tij kriminal."

 

ICE lëshoi një urdhër ndalimi për Cobos-Martinezin me 14 shtator, sipas CNN-it.

"Ky përbindësh i neveritshëm ia preu kokën këtij njeriu përpara bashkëshortes dhe fëmijës së tij dhe vazhdoi ta godiste kokën e viktimës në tokë," tha ndihmëssekretarja e Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, në njoftimin e DHS-së. "Ky akt i shëmtuar, barbar ndaj një viktime në një motel nga Yordanis Cobos-Martinez ishte tërësisht i parandalueshëm nëse ky emigrant i paligjshëm kriminel nuk do të ishte liruar në vendin tonë nga Administrata Biden."

 

Creuzot, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2018, mori donacione të mëdha nga Komiteti Politik Texas Justice and Public Safety PAC, i financuar nga miliarderi i majtë George Soros, gjatë zgjedhjeve të vitit 2022, sipas dokumenteve të deklarimit të fushatës. / IJR - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco