Si u krijua 'kriza e obezitetit': Ndryshimet e viteve ’80 sollën 'shpërthimin' në SHBA

Si u krijua 'kriza e obezitetit': Ndryshimet e viteve ’80 sollën 'shpërthimin' në SHBA

08:03, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sërë ndryshimesh të mëdha që ndodhën në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1980, nga ushqimet ultra të përpunuara dhe rritja e përmasave të vakteve, deri te mënyra gjithnjë e më e ulur e jetesës krijuan atë që ekspertët e quajnë sot “stuhia perfekte” e obezitetit. Për dekada, opinioni publik kërkoi fajtorë të vetëm, por realiteti është shumë më kompleks: një kombinim faktorësh që transformoi mënyrën se si hanin dhe jetonin amerikanët.

Sipas të dhënave të NHANES, për shumë vite nivelet e obezitetit në SHBA qëndronin relativisht të qëndrueshme. Por nga fundi i viteve ’70 deri në fillim të viteve ’80, situata ndryshoi në mënyrë dramatike.

Obesiteti u rrit nga 15% në mbi 30% brenda 20 vitesh. Gjenet nuk mund të ndryshonin kaq shpejt, ndryshoi ambienti ku jetonin njerëzit.

Në vitin 1977, Komisioni McGovern u bëri thirrje amerikanëve të ulnin yndyrnat dhe të rrisnin konsumin e karbohidrateve. Në vitin 1980, këto u bënë politikë zyrtare ushqimore.

Industria ushqimore reagoi menjëherë: Produktet “low-fat” u bënë trend kombëtar.

Për të ruajtur shijen, yndyrnat u zëvendësuan me sheqer dhe niseshte të përpunuar.

Ky ndryshim krijoi një valë gjigante produktesh të paraqitura si “të shëndetshme”, por që në realitet kishin efekt negativ në metabolizëm dhe nxitën shtim peshe.

Në të njëjtën periudhë, në produktet ushqimore shpërtheu përdorimi i siropit të misrit me fruktozë të lartë (HFCS). U fut pothuajse në çdo ushqim të përpunuar: pije, sos, bukë, drithëra, snack-e dhe produkte që nuk pritej të përmbanin sheqer.

Rezultati: konsumi total i sheqerit arriti nivele historike.

Rritja e përmasave të vakteve dhe kalorive ditore: Nga fundi i viteve ’70 në fillim të viteve 2000: Amerikanët konsumonin 200–300 kalori më shumë në ditë.

Këto vinin kryesisht nga:

pije të ëmbla,

fast food,

ëmbëlsira me bazë drithërash.

 “Revolucioni i heshtur”: rënia drastike e aktivitetit fizik

Ndryshimet sociale dhe teknologjike e bënë jetën shumë më pak aktive:

Punët fizike u zëvendësuan nga punë zyrash.

Lëvizja me makinë u bë normë.

Koha e lirë u kalonte para televizorit, lojërave elektronike dhe, më vonë, kompjuterëve.

Edhe fëmijët prekeshin rëndë:

Pushimet në shkolla u shkurtuan.

Programet e edukimit fizik u reduktuan.

Koha para ekranit u rrit ndjeshëm.

Studime të shumta tregojnë se pjesa më e madhe e shtimit të peshës i atribuohet:

drithërave të përpunuara,

sheqerit,

yndyrnave të shtuara.

Ndërsa pjesa tjetër lidhet me uljen e ndjeshme të aktivitetit fizik.

Pse na intereson sot dhe çfarë mësimi marrim

Kriza e obezitetit nuk erdhi nga një fajtor i vetëm. Nuk janë vetëm:

sheqeri,

vajrat vegjetalë,

karbohidratet,

fast food-i,

Për të adresuar situatën sot, ekspertët thonë se duhet: politikë ushqimore më e mençur, arsimim ushqimor, qytete që nxisin lëvizjen, akses më i madh në ushqim të pak përpunuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco