Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth gjatë mbledhjes së kabinetit nga presidenti Donald Trump u shpreh se sulmet ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe sapo kanë filluar. Hegseth shtoi se administrata do të vazhdojë ofensivën pavarësisht shqetësimeve në rritje në Capitol Hill.
“Sapo kemi filluar të godasim anijet e drogës dhe të vendosim narko-terroristët në fund të oqeanit”, tha ai teksa pranë tij ndodhej Trump.
Shtëpia e Bardhë i ka mbrojtur sulmet si veprime të ligjshme dhe tha se është urdhëruar nga Admirali Frank Mitch Bradley, komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së. Të martën, Hegseth tha se i mbështesin komandantët dhe vendimet që marrin në situata të vështira.
“Ata po marrin vendime dhe po sigurohen që të mbrojnë popullin amerikan. Ata kanë bërë gjërat e duhura”, theksoi ai.
© SYRI.net