Operacioni antidrogë në Romë/ Krah mafiozit, mbesa e Mogherinit kapet me kokainë

Operacioni antidrogë në Romë/ Krah mafiozit, mbesa e Mogherinit kapet me kokainë

18:46, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gaia Mogherini, mbesa e ish-Shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është ndër 21 personat e arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar nga Antimafia e Romës në bashkëpunim me prokurorinë.

Sipas hetuesve italianë, 26-vjeçarja akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, në disa prej lokaleve më të frekuentuara të kryeqytetit. Gaia është vajza e vëllait nga babai të Federica Mogherinit.

Nuk është hera e parë që emri i saj del në hetime: në vitin 2016, ajo ishte arrestuar bashkë me 15 persona të tjerë për akuza të ngjashme.

Sipas dosjes së prokurorisë, më 28 shkurt 2015 Gaia Mogherini dyshohet se kishte marrë një sasi të papërcaktuar kokaine me qëllim shpërndarjen e saj në treg, në bashkëpunim me Manuel Zumpano, djalin e një bosi të drogës në Romë. Hetuesit deklarojnë se dy të rinjtë kishin kontakte të drejtpërdrejta me rrjete të trafikut të kokainës në Spanjë dhe Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco