'Blerja 3.2 mln euro e një ndërtese...' Detaje nga hetimet në Bruksel, me Mogherinin i arrestuar dhe administratori i Kolegjit të Europës

'Blerja 3.2 mln euro e një ndërtese...' Detaje nga hetimet në Bruksel, me Mogherinin i arrestuar dhe administratori i Kolegjit të Europës

14:19, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat belge zbulojnë detaje të reja lidhur me hetimet që çuan këtë mëngjes në bastisje në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe në Kolegjin e Europës në Bryzh.

Mes personave të arrestuar veç Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, e njohur dhe si mikesha e Ramës është dhe ambasadori Stefano Sannino – ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS dhe ish-përfaqësues i përhershëm i Italisë në BE – si dhe një administratori të Kolegjit të Europës në Bryzh.

Hetimi lidhet me dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga EEAS e një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm europianë, një kontratë e cila përfundoi te Kolegji i Europës.

Në Belgjikë, një person i dyshuar për kryerjen e një vepre penale mund të mbahet deri në 48 orë, gjatë të cilave mund të merret në pyetje dhe ka të drejtë të kërkojë avokat. Procedura kontrollohet nga gjyqtari hetues, i cili mund të zgjasë masën e ndalimit në rrethana të caktuara.

Fokusi i hetimit
Hetimi po shqyrton përdorimin e parregullt të fondeve të BE-së nga EEAS dhe Kolegji i Europës gjatë viteve 2021–2022, përfshirë tenderin për financimin e Akademisë së re Diplomatike Evropiane – një program vjetor trajnimi për diplomatët europianë, i financuar nga EEAS dhe i bazuar në Bryzh.

Hetuesit po verifikojnë nëse Kolegji i Europës ose përfaqësues të tij kanë patur akses të parakohshëm në informacion të rezervuar mbi tenderin. 
Dosja përfshin edhe blerjen prej 3.2 milionë eurosh të një ndërtese në Bryzh në vitin 2022 – objekt i destinuar për akomodimin e pjesëmarrësve të Akademisë – blerje e kryer pak para se EEAS të hapte një tender që më pas i dha Kolegjit 654 mijë euro financim.

Bastisjet

Policia federale belge ka kryer bastisje në selinë e EEAS-it në Bruksel, në Kolegjin e Europës në Bryzh dhe në disa banesa private, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së. 

Sipas burimeve të cituara nga Euractiv, operacionet nisën në agim, me sekuestrim dokumentesh dhe ndalimin e tre personave për t’u marrë në pyetje nën dyshimet për mashtrim në tendera publikë, korrupsion dhe konflikt interesi me karakter penal. Një dëshmitar tha se rreth dhjetë agjentë me veshje civile hynë në selinë e EEAS rreth orës 07:30. Në operacion ka marrë pjesë edhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), nën koordinimin e Prokurorisë Evropiane (EPPO). /Il messagero/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco