Tensionet SHBA–Kinë zhvendosen në Greqi: Luftë e heshtur për kontrollin e porteve

Tensionet SHBA–Kinë zhvendosen në Greqi: Luftë e heshtur për kontrollin e porteve

13:18, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Greqi po zhvillohet një përballje e heshtur, por gjithnjë e më e dukshme, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për kontrollin e porteve strategjike të vendit. Vendimi i Parlamentit grek për të lejuar zgjerimin e portit të Eleusës, i marrë nga kompania amerikane Onex –ka ndezur tensionet mes dy fuqive botërore, pasi zona pritet të shndërrohet në një pikë kyçe për aktivitetet industriale, tregtare, energjetike dhe madje edhe ushtarake të SHBA-së në Mesdhe.

Image

Pozicionimi i Eleusës, vetëm pak kilometra larg aeroportit ushtarak dhe nyjeve kryesore hekurudhore, e bën atë strategjik. Por vlera reale e projektit lidhet me afërsinë me portin e Pireut, i cili kontrollohet në 67% nga gjiganti shtetëror kinez Cosco dhe konsiderohet nga udhëheqja e Pekinit si një nga elementet më të rëndësishme të “Rrugës së Re të Mëndafshit”.

LEXO EDHE: SHBA-të po synojnë portin e Pireut - Plani për të kufizuar praninë kineze

Cosco e mori menaxhimin e Pireut në vitin 2016 dhe e ka kthyer në një nga portet më të mëdha të Evropës për përpunimin e konteinerëve. Ky realitet ka shkaktuar reagim të fortë nga ambasadorja e re amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, e cila e quajti “të papranueshme” që një port kaq kritik të jetë në duart e Kinës.

Deklarata e saj solli reagim të menjëhershëm nga ambasada kineze, e cila e akuzoi Washingtonin për “ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë” dhe paralajmëroi se Pireu nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë gjeopolitike.

LEXO EDHE: Rivaliteti SHBA-Kinë vendos Greqinë në siklet: Ambasadorja amerikane kërkon shitjen e portit të Pireut, Kina reagon ashpër

Në mes të kësaj përplasjeje gjendet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili përpiqet të balancojë marrëdhëniet me të dyja palët.

Ai ka theksuar se marrëveshjet e trashëguara duhet të respektohen, por njëkohësisht ka sinjalizuar hapje për projekte të reja me SHBA-në.

Mediat greke raportojnë se amerikanët po shohin mundësinë për të investuar edhe në porte të tjera si Volosi dhe sidomos Aleksandropoli, ku SHBA ka tashmë prezencë ushtarake dhe infrastrukturë energjetike.

Ndërsa Pireu gjeneron rreth 235 milionë euro në vit, Eleusa ka aktualisht vetëm 5 milionë euro volum aktiviteti, por planet amerikane parashikojnë zgjerim të shpejtë, veçanërisht për ngarkesat me rëndësi të lartë teknologjike dhe ushtarake, duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për spiunazh nga Pekini./Corriere Della Sera

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco