Në ditët e fundit, një kombinim shiu të rrëmbyeshëm musonik dhe ciklonesh tropikale ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje lënde të përhapura në disa vende të Azisë Juglindore dhe Jugore përfshirë Sumatra në Indonezi, Sri Lanka, Tajlandë dhe Malajzi.
Mbi 1100 persona kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur zona të gjera të Azisë.
Në veçanti në Indonezi, zona më e goditur, raportohet se të paktën 604 veta kanë humbur jetën, ndërsa rreth 464 persona janë ende të zhdukur.
Në Sri Lanka, për shkak të ciklonit dhe shiut të vazhdueshëm është shpallur gjendje emergjente: vendi ka raportuar qindra viktima, ndërsa mijëra banorë janë zhvendosur dhe janë strehuar në qendra emergjence.
BANJIR besar yang melanda Aceh, Indonesia berlaku sejak minggu lalu memaksa penduduknya berteduh di kawasan lain sementara susulan kediaman mereka musnah dibawa arus air. pic.twitter.com/ET8q9OmwAu
— ReeN 🇵🇸 (@ReeNGaston) December 2, 2025
Në Tajlandë dhe Malajzi po ashtu vijojnë pasojat: rrugë të bllokuara, zona të përmbytura, migrare masive dhe shpërndarje emergjente ndihmash.
Për të bërë ballë emergjencës, qeveritë e vendeve më të prekura veçanërisht Indonezia dhe Sri Lanka kanë vendosur mobilizime masive: forca ushtarake, anije dhe helikopterë shpëtimi, për të arritur zonat më të izoluar dhe për të ofruar ndihmë.
Over 1,000 people have been killed in severe flooding and landslides that hit Indonesia, Thailand, Malaysia and Sri Lanka the hardest. The death toll is expected to rise further as some areas remain unreachable. pic.twitter.com/YhyWrp6jLW
— DW News (@dwnews) December 2, 2025
Në shumë zona, banorët u evakuuan me varkë, anije apo helikopterë teksa uji përmbyti rrugët dhe ndërpriu komunikimin. Shtëpi, ura dhe rrugë u shkatërruan, shumë zona mbetën të izoluara, ndërsa infrastrukturat kryesore si rrugët, furnizimi me energji dhe ujin e pijshëm u dëmtuan rëndë.
Në Sri Lanka, autoritetet kanë shpallur emergjencë kombëtare dhe kanë nisur apel për ndihmë ndërkombëtare, teksa mijëra familje janë strehuar në qendra emergjente, ndërsa hetimet për dëmet dhe rimëkëmbjen janë në zhvillim.
Sipas mediave ndërkombëtare, kjo seri përmbytjesh tregon qartë se ndryshimet klimatike veçanërisht rritja e temperaturave të deteve po ushqejnë ciklone më të forta dhe shirat më intensivë, duke përshpejtuar dhe përkeqësuar katastrofat natyrore.
© SYRI.net